Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim AP) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). Zyra e Komisionerit publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT të Zyrës së Komisionerit janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Zyrës së Komisionerit. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit Zyra e Komisionerit vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Zyra e Komisionerit.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, Zyra e Komisionerit mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi QKTB

Shërbimet që ofrohen nga QKTB

Lista e Shërbimeve që ofron QKTB, përfshirë (tarifat, formular aplikimi, afati kohor, procedurë ankimimi, standardet për cilësinë e shërbimit):

  • Transferimi ndërkombëtar i të dhënave
  • Akreditimi i organizmave të certifikuar
  • Për të dy procedurat nuk aplikohet asnjë tarifë

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Kuadri ligjor rregullator / Tekstet e plota

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të QKTB

  • Njoftimi dhe konsultimi publik
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi*
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve*
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes*
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të QKTB*
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

Shënim: QKTB nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga QKTB

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga QKTB*
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
  • Procedura e ankimimit*

Shënim: QKTB nuk e ofron këtë shërbim.

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

Informacione / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga QKTB

  • Njoftime të ndryshme
  • Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
  • Raporte (NUK KA INFORMACION)
  • Publikime
  • Statistika (NUK KA INFORMACION)
  • Projekte (NUK KA INFORMACION)
  • Bashkëpunime etj. (NUK KA INFORMACION)

Shënim: QKTB vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.