Mirësevini në QKTB
Qendra Kombëtare Teknike Bio-Mjekësore ofron një nivel të lartë kompetence në fushën e Inxhinierisë Klinike
QKTB
nëpërmjet riparimit dhe mirëmbajtjes ofron ndërhyrje korrigjuese referuar aseteve mjekësore
Telemjekësia
Shërbimi i telemjekësisë ofron lidhje të shpejtë e të sigurtë midis njësive shëndetësore në disiplinat telemedicinale

Qendra Kombëtare e Inxhinierisë Bio-Mjekësore, është një institucion nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ka si qëllim të saj mbështetjen e të gjithë strukturave të sistemit shëndetësor publik për riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, si dhe ofrimin e një niveli të lartë kompetence në fushën e Inxhinierisë Klinike. Në këtë kuadër, objektivi ynë kryesor është ofrimi i një shërbimi të standardeve më të mira ndërkombëtare të manaxhimit dhe mirëmbajtjes së teknologjisë mjekësore në përputhje edhe me rekomandimet dhe direktivat e KE, për të mundësuar që jo vetëm pajisjet të jetojnë gjatë në kushte pune, por të garantojë siguri për pacientët, përdoruesit dhe të tjerët.
Formularë
Riparimi dhe Mirëmbajtja
Për të kërkuar shërbimin e specializuar të ndërhyrjes inxhinierike, dërgoni një kërkesë në adresën zyrtare elektronike QKTB!
Kujdes! Pajisjet medicinale duhet të jenë të inventarizuara dhe të paraqitura në sistem fillimisht!
Lidhje & Kontakte


Terreni & Telemjekësia

Telekonsulta
Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe e-health i Shqipërisë (ITeHP-AL) ka vendosur pajisje në 18 spitale.

Biblioteka Elektronike
Një sallë e pajisur me teknologjinë e nevojshme të informacionit dhe me abonim në një prej databazave më gjithëpërfshirëse të literaturës shkencore mjekësore.

Infrastruktura
Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik i Shqipërisë (PITSHE-SH), i përbërë nga një rrjet qendrash kombëtare dhe rajonale.
Asistentët Virtualë

Inxhinieri X
Përshëndetje nga unë Inxhinieri X.
Bashkë me Specialistin Y dhe Teknikun Z formoj boshtin hapësinor.

Specialisti Y
Përshëndetje nga unë Specialisti Y.
Bashkë me Inxhinierin X dhe Teknikun Z formojmë piramidën teknologjike.

Tekniku Z
Përshëndetje nga unë Tekniku Z.
Bashkë me Inxhinierin X dhe Specialistin Y mbajmë në jetë teknologjinë spitalore.




