Telekonsulta

Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe e-health i Shqipërisë (ITeHP-AL) ka vendosur pajisje në 18 spitale. Të gjitha faqet janë të pajisura me teknologji, video HD dhe përmbajtje HD drejt cilësisë në komunikim, duke përdorur teknologji të bazuar në standarde. Monitoruesit HD ose video projektorët përdoren për të shfaqur imazhin. Qendra e të dhënave kryesore është vendosur në Qendrën e Telemjekësisë në Shqipëri. Qendra e Telemjekësisë në Shqipëri manaxhon serverat e infrastrukturës dhe bazës së të dhënave. Aplikacioni në Desktop dhe Mobile u mundëson përdoruesave të tjerë të lidhen nga shtëpitë ose zyrat e tyre.

Biblioteka Elektronike

Biblioteka elektronike konsiston në një sallë të pajisur me teknologjinë e nevojshme të informacionit (kompjuter, printer, aksesorë, etj) dhe në abonimin pranë një prej databazave më gjithëpërfshirëse të literaturës shkencore mjekësore – HINARI e Organizatës Botërore të Shëndetit. Frekuentuesit kanë mundësi të zgjedhin midis më shumë se 7,000 titujsh revistash mjekësore duke patur akses në gjithë tekstin. Aktualisht orari i bibliotekës elektronike është: nga e hëna deri të enjten, ora 08:30 deri 16:30, dhe të premten ora 08:30 deri 14:00. Biblioteka është e mbyllur gjatë pushimeve zyrtare. Për më shumë info

Infrastruktura

Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik i Shqipërisë (PITSHE-SH), është i përbërë nga një rrjet qendrash kombëtare dhe rajonale. Pesë qendra kombëtare ndodhen në institucionet e mëposhtme:

  • Qendra e Telemjekësisë së Shqipërisë, e ndodhur në Spitalin Universitar të Tiranës “Nënë Tereza”
  • Qendra e Teletraumës, e ndodhur në Spitalin Universitar të Traumës
  • Qendra e Telemjekësisë e ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”
  • Qendra e Telemjekësisë e ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”
  • Qendra e Telemjekësisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”
  • Qendrat rajonale ndodhen në secilën nga 11 spitalet rajonale të vëndit dhe 2 në spitalet bashkiake.