Përshëndetje nga unë tekniku Z.
Bashkë me Inxhinierin X dhe Specialistin Y mbajmë në jetë teknologjinë spitalore.
Për më shumë informacion kontaktoni me QKTB !
Personalisht do komunikoj me sektorin e inxhinierisë klinike !
Me respekt Tekniku Z ...
Personalisht do komunikoj me sektorin e inxhinierisë klinike !
Me respekt Tekniku Z ...
Si të kërkoj asistencë në lidhje me riparimin e aseteve mjekësore ?
Fillimisht sigurohuni që aseti mjekësor të jetë i inventarizuar plotësisht. Komunikoni me QKTB duke paraqitur informacionin e nevojshëm si problemi, lloji i pajisjes, prodhuesi dhe modeli. Ne do jemi aty për të ndihmuar.
Si të veproj për të vlerësuar disa asete mjekësore ?
Pajisje për jashtë përdorimi? Vlerësimi i gjendjes ? He He He ... jo kaq lehtë ! Së pari do të duhet të dërgoni kërkesën për vlerësimin e aparaturave mjekësore. Komunikoni gjithashtu edhe tabelën e pajisjeve spitalore të synuara për shqyrtim teknik të organizuar në nr.rendor, nr.inventarit, emërtimin e pajisjes, prodhuesin, modelin si dhe vitin e prodhimit. Organizojmë stafin sipas departamenteve / specialiteteve përkatëse dhe me të tjerat merremi ne !
Si të ndjek gjendjen e pajisjes gjatë riparimit ?
Pajisja kalon në fazat ekzaminuese, të ndërhyrjes dhe më pas testuese. Për t'u informuar në lidhje me ecurinë e procesit të riparimit mund të kontaktoni me QKTB. Së fundmi do të merrni edhe një relacion referuar aktivitetit ndaj asetit mjekësor.